Prishtinë, 24 shtator 2014
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit njësia në Prizren, sot (24.9.2014) rreth orës 13:30 ka arrestuar një person të dyshuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.
Personi i arrestuar është:
· H. H. i lindur me 1971, zyrtar në Kuvendin Komunal të Rahovecit
Bazuar në hetimet preliminare dyshohet se personi i dyshuar tashmë i arrestuar nga Policia kishte keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, pasi që zyrtari në fjalë kishte banuar në dy banesa dhe për të dyja banesat Komuna e Rahovecit kishte paguar energjinë elektrike. Të dy njehsorët ishin regjistruar në emrin e zyrtarit në fjalë dhe pagesa e regjistrimit të njehsorëve është bërë nga buxheti komunal i Rahovecit në shumë prej 2.126.59€ (dy mijë e njëqind e pesëdhjetë e nëntë euro).
Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës dhe me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.