Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident fatal në komunikacion me një të vdekur dhe pesë persona të lënduar

Klinë, 23 shtator 2014
Me datën 23.9.2014 rreth orës 07.00 në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Dollc- Klinë ka ndodhur aksident trafiku, ku ishte përfshirë vetura e markës VW ‘Caddy’ me ngjyrë të bardhë dhe me targa të regjistrimit vendor, i drejtuar nga i dyshimti shtetasi shqiptar i Kosovës B. M. (1981), si dhe automjeti i markës VW ‘Passat’ me ngjyrë të kaltër, me targa të regjistrimit vendor, i drejtuar nga viktima shtetas shqiptar i Kosovës A. Z. (1974) (i lënduar), si dhe automjeti i markës ‘Fiat’ me ngjyrë të hirit dhe me targa të regjistrimit vendor i drejtuar nga viktima shtetas shqiptar i Kosovës B. M. (1962) i cili ka shpëtuar nga lëndimet.Sipas hetimeve në vendngjarje, deri tek aksidenti ka ardhur përderisa i dyshimti ishte duke qarkulluar në drejtim të Pejës dhe me të arritur në vendin e cekur nuk iu ka përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, për një moment humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe nga ana e djathtë kalon në të majtë, me pjesën e parë ballore të djathtë përplaset në automjetin VW ‘Passat’ në pjesën e parë të djathtë, pas kësaj goditje automjetin VW Passat e shtyn mbrapa duke e përplasur me pjesën e pasme të majtë në automjetin ‘Fiat’ në pjesën e parë të djathtë.Në këtë aksident pos dëmeve materiale shkaktohen edhe lëndime trupore ku si pasojë e lëndimeve të rënda në spitalin rajonal në Pejë pa shenja jete arrin H. Z. (1958), vdekjen e të cilit e kanë konstatuar ekipi i Emergjencës së këtij spitali, ndërsa pasagjerët e lënduar A. P. (1987), D. M. (1988) dhe D. L. (1989), pos të dyshimtit (B. M.), nga ekipi mjekësor janë liruar për në shtëpi për shërim të mëtutjeshëm, ndërsa i dyshimti për shkak të lëndimeve ndalohet në repartin kirurgjik në Pejë. Lidhur me këtë në vendin e aksidentit ka marrë pjesë edhe prokurorja e shtetit për krime të përgjithshme ku me urdhër të saj edhe trupi i pajetë i viktimës (H. Z.) u është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit çka do të thotë nuk dërgohet në autopsi. Ndërsa i dyshimti me urdhër të prokurores së shtetit mbetet në mbikëqyrje të policisë në spitalin rajonal në Pejë.Rasti do të procedohet në Prokurori nga hetuesit e NJKR DRP Pejë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje