Pejë, 23 shtator 2014
Me datën 22.9.2014 rreth orës 12:00, hetuesit policorë pranë Njësitit Rajonal të Hetimeve DRP në Pejë kanë arrestuar shtetasin shqiptar të Kosovës M. H. (1985), i dyshuar për veprën penale të grabitjes së kryer me datën 7.9.2014 rreth orës 09:55 në rr. “Mbretëresha Teutë” Pejë, në lokalin “Kajot”, ku viktimë e grabitjes ishte shtetasi shqiptar i Kosovës S. Gj. (1990).
Në këtë lokacion kanë shkuar tre persona të moshës rreth 30 vjeçare dhe përderisa këta persona ishin duke luajtur në aparate të fatit, njëri nga ta ka kërkuar që viktima t’ia ndërrojë një monedhë. Derisa viktima ishte duke ia ndërruar monedhën personi tjetër i dyshuar ia ka vendosur në kokë një revole dhe më pas të tre bashkë e kanë tërhequr viktimën deri në një cep të lokalit me ç’rast edhe e kanë lidhur me litar. Aty personi që i kishte vendosur revolen në kokë ka kërkuar paratë nga viktima, pasi që viktima ishte nën kërcënimin e armës nuk ka rezistuar dhe kështu një i dyshuar tjetër ia ka futur dorën në xhep viktimës dhe ia ka marrë kuletën me para rreth 1000 euro. Gjatë daljes nga lokali të dyshuarit në banak i kishin marrë edhe një telefon Samsung S-3 ne vlerë 300 euro. Pas punës intensive operativo-hetimore është arritur të identifikohet ky i dyshuar në lidhje me rastin dhe me datën 22.9.2014 rreth orës 12:00 është arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshimti të ndalohet në qendrën e ndalimit.