Vraniq-Suharekë, 21 shtator
Rreth orës 19:20 minuta, në rrugën e shatit Vraniq një këmbësor i vitlindjes 1930 ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes nga një automjet i llojit “VW Passat” të cilin në momentet kritike e drejtonte një femër. Sipas hetuesve të Trafikut Rajonal të Prizrenit ku ishin të pranishëm edhe eprorë të lartë dhe prokurori i shtetit, thuhet se shkak aksidentit është mospërshtatja e shpejtësisë së automjetit me rrethanat dhe kushtet e rrugës. Viktima është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë ligjore ndërsa drejtuesja e automjetit është ndaluar në masën e arrestit dhe po mbahet në objektet policore.