Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Informim i opinionit lidhur me deklaratën e subjektit politik “Vetëvendosje

Prishtinë, 22 shtator 2014
Informim i opinionit lidhur me deklaratën e subjektit politik “Vetëvendosje”
Policia e Kosovës me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik lidhur me deklaratën e publikuar sot (me 22.9.2014) nga ky subjekt politik ku thuhet se “Në ditët e fundit në mënyrë shqetësuese është shtuar kontrolli dhe kërkimi policor mbi aktivistët Lëvizjes VETËVENDOSJE”, sqaron me sa vijon:
Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria Rajonale në Prishtinë me njësitet e saja policore, ka realizuar një urdhëresë të lëshuar nga Gjykata kompetente lidhur me shoqërimin e një personi (K.D.) të kërkuar për paraqitje në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Policia e Kosovës është institucion profesional në realizimin dhe përmbushjen e detyrave konform procedurave të parapara ligjore dhe nuk ka tendencë ndaj asnjë personi apo subjekti të caktuar siç thuhet në deklaratën e subjektit politik “Vetëvendosje”. Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se Policia e Kosovës ka zbatuar urdhëresën e lëshuar nga organet e drejtësisë e cila është njëra nga detyrat e përcaktuara me ligj për Policin e Kosovës.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje