Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kontrabandë me njerëz

Rreth orës 20:00, policia e Prizrenit, përmes rrugëve operative kishte pranuar një informatë e cila bënte me dije se një i dyshuar u kishte marrë një sasi të konsiderueshme të parave shtatë të miturve nga Prizreni për t’i dërguar kontrabandë jashtë shtetit. Njësite operative kanë reaguar dhe në fshatin Malësi e Re e kanë ndalur një autobus i cili kishte destinacion Beogradin. Nga autobusi janë nxjerrë tetë persona. Pas intervistës nga hetues rajonalë, ndaj një të dyshuarit është ngritur kallëzim penal dhe i njëjti ndalet në mbajtje për 48 orë, ndërsa shtatë të tjerët nën tetëmbëdhjetë vjeç janë trajtuar në cilësi të viktimës dhe janë lënë të lirë. Tek i dyshuari, në cilësi të provës materiale është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje