17.09.2014, Kaçanik
Njësitet policore në Kaçanik kan arritur që t’i kapin në flagrancë dy të dyshuar të cilët në afërsi të fabrikës ,,New Lepenc” nga një kamion kishin vjedhur dy bateri 135 amperësh ,tre kanistera me 50 litra naftë dhe dy anësore të kamionit.Gjërat e vjedhura janë konfiskuar , kurse i dyshuari H.B. 26vjeç me urdhër të Prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë (i mitur) pas intervistimit lirohet dhe lënda ndaj tij përcillet në procedurë të rregullt.