Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Realizohet një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit

Prishtinë, 16 shtator 2014
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njësiti rajonal në Prishtinë me 16.09.2014 në orët e hershme të mëngjesit, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren ka realizuar planin operativ policor të koduar me emrin “ PRONA”, me ç ‘rast ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka kryer bastisje në (8) tetë lokacione të ndryshme.Bastisjet janë kryer në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, në disa objekte private dhe në dy zyre të departamentit ligjor të AKP-së, nën dyshimin e bazuar se gjashtë persona të dyshuar kanë kryer veprat penale si në vijim:
• Krim i organizuar,
• Shpëlarje parash,
• Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autorizimit,
• Lëshim i vendimeve të pa ligjshme gjyqësore,
• Nxitje për abuzim të detyrës zyrtare apo autoritetit dhe
• Shmangie nga tatimi.
Njësitet policore gjatë realizmit të bastisjeve në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar: Kompjuter, USB, Pasaporta, CD, Dokumentacion i cili është i dyshuar për pronat të cilat janë nën hetim , Dokumentacione të transfereve bankare si dhe një (1) revole e tipit BERETA .
Të gjitha veprimet policore janë kryer dhe udhëhequr nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe me vendim të prokurorit një person i dyshuar me inicialet (D.E.) është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi që tek i njëjti është konfiskuar një armë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje