Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident fatal

Topliqan-Suharekë, 16 shtator
Rreth orës 03:30 minuta, në rrugën Suharekë-Prizren, tek vendi i quajtur “Ura e Sopisë” ka ndodhur një aksident automobilistik i cili për pasojë ka lënë të vdekur shoferin D. N. I vitlindjes 1954 që në momentet kritike po e ngiste automjetin “Citroen Jupy”. Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes ku ishte i pranishëm komandanti i trafikut rajonal dhe prokurori i shtetit, thuhet se në një kthesë të lehtë në të djathtë vetura “Citroen” nuk e ka mbajtur shiritin e djathtë dhe kishte kaluar në shiritin e majtë me ç’rast goditet ballë përballë me veturën “Mercedes” që vinte nga krahu i kundërt. Mjeku i cili kishte dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar se njëri shofer ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të rënda trupore për të cilat po përkujdesën mjekët e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Trupi i pa jetë është dërguar për autopsi. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje