Istog, 15 shtator 2014
Me datën 14.09.2014 rreth orës 23:25, në rrugën Banje e Pejës-Vrellë pikërisht në fshatin Lubovë komuna e Istogut, ka ndodhur aksident fatal trafiku ku ishte e përfshirë vetura e markës ‘VW’ me ngjyrë vishnje dhe targa të regjistrimit vendor të cilin e drejtonte Haxhi A. Sipas hetimeve deri të aksidenti ka ardhë për deri sa automjeti të cilin e drejtonte ngasësi i cekur më lartë, ishte duke qarkulluar në rrugë nga drejtimi i cekur ,dhe i njëjti nuk iu ka përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë,me ç’rast humb kontrollin dhe nga ana e djathtë kalon në të majtë jashtë rruge përplaset në një lis dhe me ketë rast si pasojë e goditjes dhe lëndimeve të rënda që ka pësuar, në vendin e aksidentit humbin jetën shtetasit,(i dyshuari) drejtuesi i mjetit Haxhi A.(01.10.1990)nga fsh.Prigode-Istog,pasagjeri Liridon G. (23.12.1991) nga fsh.Prigodë-Istog,ndërsa lëndime trupore pëson edhe pasagjeri Alban G. (21.06.1997) nga fsh.Lubovë – Istog.Vdekjen e kanë konstatuar ekipi i mjekësisë familjare në Istog.Ne ketë rast me ndihmën e zjarrfikësve policia ka arritur ti tërheq nga automjeti dy kufomat ndërsa personi i lënduar është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për shërim të mëtutjeshëm. Me urdhër te prokurorit shtetit për krime të përgjithshme hetuesit kanë përfunduar rastin dhe trupat e pa jetë janë liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit,nuk janë dërguar në autopsi(obduksion).