Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Tentim vrasje

Mitrovicë, 8 shtator 2014
Një tentim vrasje është iniciuar dhe proceduar në orët e para të ditës së sotme. Rasti është raportuar në orën 00:30 të pas mesnatës, ngjarje kjo e ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë. Informacioni për rastin ishte raportuar në stacionin policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, ku fillimisht ishte raportuar për të shtëna. Njësitë policore me urgjencë kanë arritur të identifikojnë vendin e incidentit, ku identifikojnë viktimën, të plagosurin, F. K. 18 vjeç, i cili me urgjencë dërgohet në spitalin rajonal të Mitrovicë, më pas në QKUK, ku pas tretmanit mjekësor gjendja e tij raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë. Në bazë të dhënave të marra nga viktima së shpejti është identifikuar edhe vendndodhja e të dyshuarit B. K. 24 vjeç, tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në rastin në fjalë. Në vendin e ngjarjes njësia e Krimteknikës ka gjetur një gëzhojë kalibri i të cilës pritet të përcaktohet pas ekzaminimit, e cila dyshohet të jetë shkrepur nga pistoleta e sekuestruar nga i dyshuari. Nga hetimet e para të bëra, bazuar në deklaratat e siguruara nga viktima dhe i dyshuari dyshohet se incidentit t’i ketë paraprirë një zënkë e një nate më parë, mes të dyshuarit dhe viktimës.Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, duke pasur parasysh rrethanat e rastit, provat e gjetura në vendngjarje, pasojën dhe elementet e rastit, prokurori ka urdhëruar që rasti të vazhdojë të hetohet si vepër penale ‘tentim vrasje’.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje