Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Zjarrvënie

Pejë, 8 shtator 2014
Policia e Kosovës, përkatësisht njësitë policore të stacionit policor në Pejë, me datën 7.9.2014 rreth orës 12:53 janë njoftuar se në rr. “Qerim Muriqi”, përkatësisht (ndërtesa në oborrin e fabrikës ) në Pejë, është duke u djegur një ndertësë në oborrin e fabrikës së bukës.
Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe njësitet e zjarrfikësve kanë ndërmarrë masat e nevojshme për fikjen e zjarrit në ndërtesën e lartcekur. Policia ka bërë edhe evakuimin e qytetarëve, të cilët ishin mbledhur rreth objektit dhe atë në një perimetër distance larg nga vendi rreth 150 metra, me ç’rast është vendosur perimetri i sigurisë. Po ashtu policia ka bllokuar rrugën e lartcekur për qarkullimin e veturave dhe të qytetarëve për sigurinë e tyre. Në vendngjarje oficerët policorë nga viktima Shpëtim A.( pronar i objektit ) janë informuar dhe i njëjti ka pohuar se para se të fillojë zjarri është dëgjuar një krismë shpërthimi, pastaj ndërtesa është kapluar nga zjarri, sipas deklarimit tij zjarri fillimisht është vërejtur në pjesën e ndërtesës të cilën pronari ia kishte lëshuar me qira viktimës Shabush Z., në të cilën pjesë ishin të vendosura disa makineri për përzierjen dhe përpunimin e ngjyerave, materiale rrëshirë dhe bazë të ngjyrës. Pas kësaj zjarri është përhapur edhe në pjesët tjera të ndërtesës të cilat pronari ia kishte lëshuar me qira viktimës Naim V., e cila pjesë përdorej për punimin e dollapëve nga materiali i drurit lesonitit dhe mediapanit. Po ashtu dëme janë shkaktuar në një veturë të parkuar në pjesën e prapme të ndërtesës, hapësirë e cila shfrytëzohet nga firma “Citron” e cila është e kontraktuar nga Policia e Kosovës për tërheqjen e automjeteve të konfiskuara, pronar i së cilës është viktima Enver D. Dëmet materiale në ndërtesë dhe në makineri janë të konsiderueshme, posaçërisht dëmet më të mëdha materiale janë shkaktuar në pjesën e ndërtesës e cila është përdorur nga viktima Shabush Z., pothuajse e tërë makineria e cila ishte në montim e sipër është shkatërruar nga zjarri. Asnjëra nga viktimat nuk ka ndonjë dyshim lidhur me shkaktarin e këtij zjarri.
Njësite të Hetimeve dhe Krimetenikës të stacionit policor në Pejë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, po ashtu lidhur me incidentin është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të të cilit rasti iniciohet si ‘zjarrvënie’ përderisa të hetohen shkaqet e këtij zjarri. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur edhe njësiti për hetimin e zjarreve. Zjarri në tërësi është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve në ora 15:13. Shkaktari akoma nuk dihet por pritet të përcaktohet nga eksperti për hetimin e zjarreve. Rasti do të hetohet në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit dhe të gjitha veprimet do të ndërmerren sipas ligjit.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje