Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

REAGIM DHE SQARIM PËR MEDIA

Prishtinë, 3 shtator 2014
Informim i opinionit lidhur me shkrimin e pavërtetë të publikuar në gazetën e përditshme “Koha Ditore”
Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimin e publikuar me (3.9.2014) në gazetën e përditshme “Koha Ditore”, e që mban titullin “Policia akuzohet për korrupsion në tenderin 4.3 milionë euro”, reagon ndaj këtij shkrimi të pavërtetë dhe sqaron me sa vijon:
Policia e Kosovës bazuar në nevojat operacionale për pajisje të pjesëtarëve të saj me uniformë profesionale, ka filluar projektin e nevojshëm, duke u bazuar në obligimet ligjore dhe mundësitë buxhetore.Me synimin e standardizimit të uniformës së Policisë së Kosovës (PK-së) dhe evitimit të llojllojshmërisë së pjesëve të uniformës aktuale si dhe bazuar edhe në rekomandimet e projektit të financuar nga BE-ja “Projekti i binjakëzimit të lehtë”, i cili rekomandon ngritjen e cilësisë së uniformës dhe zvogëlimin e humbjes dhe kostos buxhetore, PK-ja ka filluar këtë aktivitet.Sipas planifikimeve buxhetore për vitin fiskal 2014, ka filluar projekti duke përfillur procedurat ligjore të prokurimit publik, si dhe bazuar në dizajnin e aprovuar për uniformën e re nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila përfshin:
– Uniformën e punës
– Uniformën solemne
– Uniformën e togut të nderit-ceremoniale
Me datën 2.7.2014 është bërë njoftimi publik sipas procedurave të parapara ligjore në faqen zyrtare të KRPP-së, duke iu përmbajtur kritereve për gjuhë zyrtare.Ndërsa me datën 8.8.2014 janë pranuar ofertat nga operatorët ekonomikë (O.E.) të interesuar dhe në prezencë të komisionit dhe të përfaqësuesve të (O.E.) është bërë hapja e ofertave.Sipas procedurave ligjore është formuar komisioni për vlerësimin e ofertave të cilët kanë punuar në mënyrë të pavarur, duke bërë vlerësimin e ofertave konform kritereve administrative, specifikacioneve teknike si dhe sipas mostrave të uniformës së dosjes së tenderit.Sipas kritereve të tenderit sjellja e mostrës së uniformës nga Operatorët Ekonomik (O.E.) ka qenë obligative, duke u bazuar në mostrën e cila ka qenë pjesë e dosjes së tenderit dhe specifikacionet teknike si pjesë përbërëse po ashtu e dosjes së tenderit.Komisioni i vlerësimit të ofertave ka bërë përzgjedhjen e mostrës e cila ka plotësuar kriteret teknike të uniformës për të gjitha llojet sipas projektit.Pas përfundimit të procedurave vlerësuese komisioni i vlerësimit ka konstatuar se janë dy ofertues të përgjegjshëm dhe ka rekomanduar për dhënie të kontratës ofertuesit të përgjegjshëm me çmim më të ulët, i cili i ka plotësuar kriteret teknike të kërkuara sipas specifikave teknike në dosjen e tenderit.Aktualisht projekti në fjalë është në fazën e shqyrtimit nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, pasi që është pranuar një ankesë nga një operator dhe Policia e Kosovës mbetet në pritje të vendimit final nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.Andaj, bazuar në respektimin e të gjitha kritereve, udhëzimeve dhe procedurave të parapara ligjore, Policia e Kosovës e vlerëson të drejtë procesin e tenderit për furnizim me uniforma policore dhe nuk ka asnjë akuzë ndaj PK-së për korrupsion lidhur me këtë aktivitet.
Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se i tërë ky proces është duke u realizuar në harmoni të plotë me procedurat ligjore që aplikohen.

Me respekt,Zyra për Informim e PK-së 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje