Prishtinë, 29 gusht 2014
Më 28.08.2014 rreth orës 21:00, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Rajonin e Mitrovicës konkretisht në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës ka realizuar një operacion policor me ç’ rast ka arrestuar pesë persona të dyshuar me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’ .
Personat e arrestuar janë :
1. A. O i lindur më 1976 m/sh/k
2. P. O i lindur më 1973 m/sh/k
3. A. A i lindur më 1983 m/sh/k
4. Y. M i lindur më 1977 m/sh/k
5. Sh. O i lindur më 1980 m/sh/k
Operacioni policor ka filluar derisa policia ka ndaluar veturën e tipit ‘Pezho’ me ngjyrë të kuqe me targa të Kosovës të cilën e ngiste i dyshuari A. O dhe gjatë kontrollimit në këtë veturë janë gjetur dhe konfiskuar një sasi substance narkotike e dyshuar të jete e llojit marihuanë me peshë 11 kilogramë 500 gram e cila ishte ndarë dhe e paketuar në 22 paketime dhe e vendosur në një çantë. Po ashtu gjatë këtij operacioni janë konfiskuar edhe veturat ‘Golf 4’- ngjyrë hiri me targa të Kosovës me vozitës SH. O dhe vetura ‘Audi A3’ me targa të Shqipërisë me ngjyrë hiri të cilën e ngiste P. O me arsyetimin se këto vetura në mënyrë të organizuar kanë bërë përcjelljen e rrugës dhe ishin të përfshirë ne rast.
Te gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer me autorizim të prokurorit kompetent dhe me vendim të lëshuar nga prokurori të dyshuarit dërgohen në Qendrën e mbajtjes për 48 orë për të vazhduar me procedurat e tjera hetimore.