Gjakovë , dt.27.08.2014
Njësiti i Hetimeve Rajonale – Sektori për krime serioze, gjatë hetimeve intensive kanë identifikuar dhe arrestuar personin e mundshëm të dyshuar, shtetasin shqiptar të Kosovës Rexhep Sh.(1986) nga fshati Sedllar, komuna e Lipjant për rastin e vrasjes së ndodhur më datë 24.06.2014 rreth orës 05:45 në Gjakovë me një banesë në rr.” Tivari “ me ç’rast viktimë ishte Përparim Krasniqi (1993) banues në ketë vend.Ky i dyshuar në fillim ishte i panjohur dhe që nga data e ndodhjes së rastit –vrasjes, gjendej në arrati dhe ishte i shpallur në kërkim policor nga njesitet përkatëse të hetimeve rajonale.Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim të plotë me njësitë policore të Stc.policor të Malishevës , në fshatin Terpezë. Gjatë intervistimit policor në prezencë të avokatit mbrojtës, ky i dyshuar pranon të ketë kryer këtë rast vrasje.
I dyshuari armën me të cilën ka kryer veprën e përshkruan AK 47, të cilën pas kryerjes së veprës e ka hedhur diku në afërsi të autostradës në Malishevë, por e njëjta nuk është gjetur ende.
I dyshuari me vendim të prokurorit shtetit është ndaluar.