24. 08. 2014, Ferizaj
Policia e Ferizajt, ka marrë informatën për një rrahje në progres e ndodhur në rrugën “12 Qershori” të qytetit. Raportohet se në këtë rrahje, ishin të përfshirë tre persona të dyshuar: Kastriot I. (31 vjeç), Besart I. (21 vjeç) dhe Shkodran H. (24 vjeç). Gjatë intervenimit policor në vendin e ngjarjes, të dyshuarit, Kastrioti dhe Besarti (vëllezër), kanë penguar policinë gjatë intervenimit, duke sulmuar dhe goditur me shufër metali njërin nga policët. Me këtë rast polici ka marrë lëndime trupore, ndërsa tre të dyshuarit e përshirë në rrahje janë arrestuar.Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarve iu është shqiptuar masa e mbajtjes policore për 48 orë.