Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjendja në disa pikë-kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë

Prishtinë 23 gusht 2014, Ora 12:00
Si vazhdimësi e njoftimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, sa i përket pritjeve në disa pikë-kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, sot gjatë vikendit janë krijuar kolona me pritje prej kohëzgjatjeve të ndryshme. Policia e Kosovës vazhdon punën me shtim të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me të vetmin qëllim që të shmangies së pritjeve të gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve, bashkatdhetarëve tanë kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar.
Informacionet e orës 12:00 tregojnë se në Merdare (Podujevë) në hyrje pritje nuk ka, ndërsa në dalje kolona është deri në 1.5 km, ku pritjet zgjasin rreth (2-3 ) orë. Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan) në hyrje po ashtu nuk ka fare pritje, ndërsa në dalje kolona është vetëm rreth (100 metra) me pritje të shkurtra disa minutë she (20-25 minuta). Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë) në hyrje nuk fare pritje, ndërsa në dalje kolona është (0.5 km) me kohëzgjatje afërsisht deri në (1 orë).
Në pikë-kalimin kufitar Muqibabë –(Gjilan) në hyrje nuk ka pritje fare, ndërsa në dalje ka pritje normale afërsisht deri në (20-30) minuta. Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret, dhe njëherit apelon tek të gjithë ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare ku nuk ka pritje apo ka më pak pritje, ti shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata, duke përfshirë edhe pikë kalimet-kufitare Mutivodë në drejtim të fshatit Keqekoll, Muqibabë dhe Dheu i Bardhe-Gjilan ku nuk ka pritje fare, përveç kohëzgjatjes normale prej 10-30 minutave. Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolona-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës nga autoritetet serbe.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje