Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sulm me pirun kuzhine

Prizren, 20 gusht
Rreth orës 23;40 minuta, përball Stacionit Policor të Trafikut Rajonal në Prizren ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Një burrë me mbiemër Bytyçi është arrestuar nga policia e trafikut rajonal për siç thuhet në raporte policore se i njëjti së bashku me gruan e tij kishte vjedhur një biçikletë nga një oborr i një shtëpie. Mirëpo nuk kishte përfunduar lehtë vjedhja e biçikletës ngase këtë e kishte diktuar pronarja e cila kishte reaguar për ta ndalë vjedhjen por ishte goditur nga gruaja e dyshuar me një mjet të fort dhe ishte lënduar. Ndërkaq në drejtim të viktimës ishte vërsulur edhe i dyshuari, mirëpo për fat disa kalimtarë të çastit ndërhyjnë për ta zmbrapsur sulmin. Ngjarja nuk përfundon me kaq. Burri i dyshuar nxjerr nga xhepi një pirun prej metali dhe fillon t’i sulmojë kalimtarët, ndërkaq edhe një polic në rroba civile e rastisë puna që ta shohë ngjarjen. Polici, pasi kishte treguar se është polic, kishte tentuar të kontrolloi situatën por kishte fituar një plagë në dorë nga i dyshuari me pirun kuzhine. Në ndihmë, për qetësimin e situatës kishte arritur një patrullë trafikut e cila duke përdor sprej dhe shufra policore e kanë arrestuar të dyshuarin. Të gjithë të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore e më pas janë liruar ndërsa i dyshuari që sulmonte me pirun kuzhine është ndalur nën masën e arrestit.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje