Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në dasmë me dy kallashnikovë

Pagarushë-Malishevë, 17 gusht
Krushq nga një fshat i rrafshit të Drenicës pasi kishin marrë nusen në fshatin Pagarushë të Malishevës, me tu nisur mbrapa, kishin nxjerr nga një veturë e llojit BMW dy kallashnikovë dhe ia kishin futur me rafal në hava. Pasi kanë mbaruar punë i kanë vendosur kallashnikovët në bagazhin e veturës, sakaq, e njëjta, pa vullnetin e të dyshuarve mbyllet vetvetiu ndërsa çelësat mbesin në veturë. Të kota kishin qenë përpjekjet e një ustai nga fshati që ta hapë veturën me mjete rrethanore dhe në fund ishte gjetur zgjidhja. Ishte thirr një kaçubet (automjet per bartjen e veturave) dhe ishte ngarkuar. Mirëpo krismat nga kallashnikovët jehuan larg, u dëgjuan gjerë në Stacionin Policor në Malishevë. Hetues policorë e sekuestruan veturën ndërkaq sot arritën çelësat rezervë nga Sllovenia dhe u hapë vetura në prezencë të dy krushqve të dyshuar me ç’rast u sekuestruan dy kallashnikovë jugosllav dhe 107 fishekë. Rasti do t’i kalojë prokurorisë sipas procedurës së rregullt.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje