Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rajonin e Prizrenit janë sekuestruar tri armë zjarri të cilat dyshohet se janë përdorë në dasma duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm për qytetarë.Rreth orës 17:20 min, në fshatin Pagarushë është identifikuar një i dyshuar i cili kishte shtënë me kallashnikov në një dasmë e më pas e kishte fshehur në një veturë të llojit BMW me targa sllovene.Rasti i dytë është regjistruar të ketë ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Enver Hadri” në Prizren. Një patrullë policore kishte dëgjuar të shtëna në këtë rrugë dhe pasi kishte hyrë në të njëjtën, i dyshuari e kishte vërejtur veturën e policisë, e kishte hedhur armën në tokë dhe kishte marrë arratinë. Policia ka pyetur një qytetar i cili kishte dasmë në afërsi, por i njëjti i kishte thënë policisë se nuk dinte asgjë për rastin. Policia ka sekuestruar një pistoletë të llojit “Zoraki” me katër fishekë.Rasti tretë ka ndodhur rreth orës 21; 35 minuta në Apterushë të Rahavecit, në kohën kur afër fshatit po patrullonte një patrullë policore e cila pasi ka dëgjuar krismat, ka shkuar në shtëpinë ku bëhej dasmë dhe nga i zoti i shtëpisë ka kërkuar të dorëzonte armën. I zoti i shtëpisë, pa kundërshtim e ka dorëzuar një pistoletë të prodhimit gjerman e llojit :Reck-Miami” e kalibrit 9 mm. Për të gjitha rastet është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rastet të ndiqen sipas procedurës së rregullt. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren edhe një herë apelon tek të gjithë ata që posedojnë armë, të mos i përdorin sepse po i rrezikojnë njerëzit e pafajshëm dhe pronën e tyre. Në të kundërtën jemi shumë të përkushtuar që kudo dhe kurdo që dëgjojmë ose në ndonjë mënyrë tjetër pranojmë informacione për armë ilegale, ne, pa hezitim do të kryejmë bastisje për t’i sekuestruar ato. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje