Prizren,15 gusht
Me 14.8.2014 rreth orës 13:50 raportohet se viktima femër F. S. e datëlindjes 1976 K-Shqiptare ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit, pasi e njëjta kishte një plagë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit. Pas marrjes së informatës njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu njësiti i hetimeve rajonale si dhe njësiti i krimteknikës së bashku me prokuronin kujdestar të shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore lidhur me këtë rast. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një armë e llojit Zastava e cal. 6.35 mm e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, një karikator, tre fishekë dhe dy gëzhoja. Viktima është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e saj është e rëndë. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar M. K. i datëlindjes 1958 mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.