Prishtinë 11 gusht 2014, -Policia e Kosovës pas një pune operative-hetimore disa mujore në bashkëpunim me Pokurorinë e Shtetit, sot (11.08.2014) në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një operacion të gjerë në nivel të vendit për arrestimin e personave të dyshuar cilët kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste (ISIS dhe Al-Nusra).Ky operacion policor është ndërmarrë duke vlerësuar rrezikun dhe rëndësinë për sigurinë nacionale, mbrojtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e rendit dhe ligjit si dhe në frymën e ruajtjes së respektimit të të drejtave të secilit person të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.Republika e Kosovës njihet si vend i tolerances fetare dhe i respektimit të drejtave të njeriut pa dallime race, feje apo gjinie.Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë bastisur rreth 60 (gjashtëdhjetë) lokacione ku janë arrestuar 40 (dyzet) persona, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale nga kapitulli “VEPRAT PENALE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES DHE SIGURISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS” i Kodit Penal të Kosovës. Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë;• L. R. – (1990) – Prishtinë• A. V. – (1991) – Prishtinë• Sh.D. – (1962) – Prishtinë• H. N. – (1988) – Prishtinë• B. K. – (1983) – Prishtinë• K. B. – (1986) – Prishtinë• A. B. – (1987) – Prishtinë• V. K. – (1985) – Prishtinë• E. L. – (1994) – Gjilan• F. R. – (1978) – Gjilan• H. E. – (1971) – Gjilan• B. S. – (1992) – Gjilan• H. A. – (1994) – Gjilan• K. R. – (1989) – Gjilan• I . H. – (1993) – Gjilan• B. H. – (1976) – Ferizaj• F. D. – (1987) – Ferizaj• Z. B. – (1984) – Ferizaj• A. L. – (1982) – Ferizaj• E. B. – (1978) – Ferizaj• F. B. – (1983) – Ferizaj• B.Sh. – (1982) – Ferizaj• A. B. – (1987) – Ferizaj• M. B. – (1988) – Ferizaj• J. B. – (1990) – Ferizaj• I . M. – (1989) – Ferizaj• S. H. – (1973) – Prizren• F. K. – (1982) – Prizren• I . R. – (1977) – Prizren• M.B. – (1984) – Prizren• K. B. – (1981) – Prizren• B. L. – (1978) – Pejë• B. I. – (1987) – Pejë• M. H. – (1961) – Pejë• B. K. – (1988) – Pejë• A. I. – (1978) – Mitrovicë• S. K. – (1975) – Mitrovicë• V. G. – (1983) – Mitrovicë• J. H. – (1975) – Mitrovicë• S. S. – (1981) – MitrovicëNdërsa në cilësi të provave materiale janë konfiskuar materiale inkriminuese lidhur me veprat për të cilat dyshohen këta persona, duke perfshirë mjete eksplozive, armë dhe municion të kalibrave të ndryshëm si dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin.Policia e Republikës e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare dëshiron të njoftoj qytetarët e saj për rrezikun që i kanoset çdokujt që merr rrugë për t`iu bashkangjitur organizatave të dyshuara që operojnë në territorin e Sirisë dhe Irakut, ku deri më tani një numër prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) personave nga RKS janë deklaruar të vrarë.Një pjese e madhe e këtyre organizatave janë te shpallura Organizata Terroriste nga organizmat ndërkombëtar si dhe te njohura si te tilla edhe nga institucionet vendore, andaj duke parë rrezikun që marrin këta persona për të shkuar në zonë te luftimit Policia e Kosovës iu bën apel të gjithë personave që mos të bien pre e joshjeve dhe premtimeve të pavërteta dhe për çdo rast të njoftojnë Policinë e Kosovës. Në të kundërtën Policia e Kosovës duke u bazuar në mandatin ligjorë do të ndërmerr të gjitha masat për të parandaluar dhe luftuar çdo formë të ekstremizmit të dhunshëm, përfshirjes së individëve në aktivitete kriminale në organizata apo grupe terroriste brenda dhe jashtë Kosovës , si dhe të gjithë atyre që në çfarëdo forme përkrahin, financojnë, rekrutojnë apo nxisin urrejtje kombëtare, racore apo fetare.Lidhur me këtë operacion policor janë shoqëruar edhe 2 (dy) persona për pengim në kryerje të detyrës zyrtare dhe sulm ndaj personit zyrtar, të cilët me vendim të prokurorit kompetent janë liruar në procedurë të rregullt.Operacioni policor është në vazhdim e sipër.