Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Armëmbajtje ilegale

Savrovë-Suharekë, 07 gusht
Rreth orës 13:30 minuta, hetues rajonalë kundër narkotikeve kanë bastisur një pronë në fshatin Savrovë të Suharekës me dyshimin e bazuar se në oborrin e një shtëpie kultivohej bima e kanabisit. Aty janë gjetur dhe ç’rrënjosur 51 bimë të dyshuara për kanabis sativa ndërsa një bimë është gjetur në serrë. Në podrumin e shtëpisë janë gjetur dy qese të mbështjella me letër me fara të kanabisit.Ndërkaq, gjatë kontrollit të objekteve për rreth, është gjetur një armë e gjatë me numër serik 10320050 e kalibrit të panjohur, një pistoletë e ç’montuar e llojit “Grizzly” me tetë fishekë dhe një karikator i zbrazët; dy karikatorë tjerë me katër fishekë të kalibrit 7.62 mm; dy karikatorë tjerë pa municion. Të gjitha këto prova materiale janë sekuestruar dhe do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme hetimore. Ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe po mbahet nën masën e arrestit policor. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje