Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Prizren, 07 gusht
Rreth orës 16:25 minuta, policia në Prizren ka pranuar një informacion për gjuajtje me armë zjarri në Lagjen Kurrilla në Prizren. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë shkuar dy patrulla policore dhe një epror për hetimin e rastit. Sipas informatave nga vendi ngjarjes, dyshohet se dy të dyshuar meshkuj, me një automjet të llojit Golf IV, të armatosur me kallashnikov kishin shkuar tek shtëpia e viktimave (në këtë rast janë tri viktima) dhe kishin filluar me të shtëna në drejtim të tyre. Pasi ishin ndalur të shtënat, njëri nga viktimat i cili në ato momente kritike ndodhej në automjetin e tij të llojit “Audi” i kishte dhënë gaz motorit të automjetit dhe e godet automjetin Golf IV të cilin nga shtytja e përplasë në një oborr të huajin. Pasi u kishte humbur ekuilibri të dyshuarve nga goditja e befasishme, të njëjtit pas pak janë këndellur dhe prapë kanë filluar me të shtëna në drejtim të viktimave dhe për fat pa u lënduar askush. Policia përpos provave tjera materiale ka sekuestruar edhe dy vetura e përfshira në rast. Katër persona po kërkohen nga policia si të implikuar dhe që të katërtit kanë marrë arratinë.D. SaramatiK. SaramatiSH. KurtajQ. Krasniqi Enkas për arrestimin e të dyshuarve është formuar një grup hetimor i cili në vazhdimësi është duke mbledhur informacione për vendndodhjen e të dyshuarve. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje