Prizren, 06 gusht
Gjatë orëve të vona të mbrëmjes, në rrugën e “Kukësit” në Prizren janë thyer dy shtëpi të vëllezërve Kraba dhe nga aty janë vjedhur gjësende të vlershme si stoli të arta; para në kesh; telefona mobil; orë dore dhe gjësende tjera në vlerë rreth 30.000 euro. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer procedura hetimore. Vjedhja ka ndodhur gjatë kohës kur familjarët kanë qenë në një aheng familjar. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren bën apel tek banorët që të shtojnë kujdesin ndaj gjësendeve me vlerë dhe assesi të mos i lënë shtëpitë pa mbikëqyrje qoftë kur shkojnë për pushime apo ahengje të ndryshme familjare.