Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Tre të arrestuar

 Suharekë, 03 Gusht -Rreth orës 15:30 minuta, policia në Suharekë ka pranuar një informatë anonime e cila bënte me dije se një i dyshuar nga një veturë e llojit Fiat Bravo me targa italiane ka shtënë disa herë në ajër me armë zjarri. Pas një vlerësimi të informatës është hartuar një plan operativo-taktik i cili kishte për qellim gjetjen e veturës dhe sekuestrimin e armës së zjarrit. Vetura është gjetur në ambientet e pompës së karburanteve “Spahia Petrol” dhe në automjet në ato momente ndodheshin tre persona. Pas kontrollimit të personave dhe automjetit është gjetur një pistoletë “Bruni mod 92” kalibri 8 mm me një karikator të zbrazët ndërsa në veturë janë gjetur 159 fishekë të kalibrit 8 mm dhe rreth 15 gram drogë e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimet mbi ndalimin e tre personave të cilët do të mbahen si të dyshuar deri në sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.Gjatë këtij muaji ka filluar koha e pushimeve e bashkatdhetarëve, po ashtu edhe koha kur organizohen dasma dhe ahengje të ndryshme dhe për ketë shpesh kemi thirrje nga qytetarët që dëgjojnë krisma nga armë të zjarrit të cilat shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për banorët. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren edhe një herë apelon tek të gjithë ata që posedojnë çfarëdo lloj arme të zjarrit të mos e përdorin sepse ato vrasin. Në të kundërtën policia është e përkushtuar që ata që e shkelin ligjin t’i sjellë para drejtësisë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje