Rreth orës 21:40 minuta, një çun i vitlindjes 2000 nga fshati Opterushë, përderisa po rrinte i ulur në oborrin e tij, befas është plagos nga një plumb “qorr” i cili e kishte goditur në pjesën e majtë të qafës, fare pran kokës. Viktima është dërguar urgjentisht në Shtëpinë e Shëndetit në Rahavec për trajtim mjekësor. Pas dhënies së ndihmës së parë në shtëpinë e shëndetit i njëjti dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Më pas për shkak të natyrës së lëndimit dhe gjendjes së rënd, viktima transferohet në QKUK në Prishtinë. Policia ka nisur me hetimin e rastit ndërkaq Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren fton qytetarët ta ndihmojnë policinë për zbardhjen sa më të shpejt të rastit, ndërkaq apelon tek të gjithë ata që posedojnë armë të zjarrit të mos i përdorin assesi gjatë dasmave apo ahengjeve familjare sepse ato vrasin njerëz të pafajshëm.