Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vrapojmë shtigjeve të “ENVER ZYMERIT”

Mitrovicë, 29 korrik 2014
Në shenjë kujtimi dhe nderi të tre vjetorit të rënies heroike të heroit të Kosovës Enver Zymerit me datën 31 korrik 2014 në Mitrovicë organizohet vrapim me moton “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymerit“ me fillim në orën 17:00.Ky aktivitet, i organizuar dhe nën përkujdesje të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Mitrovicës, Federatës Atletike të Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pritet të mbledhë një numër të konsideruar të atletëve të klubeve të Kosovës, të kategorive të ndryshme, qytetarë e zyrtarë të institucioneve të sigurisë: Policisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it dhe FSK-së.Policia në Mitrovicë do të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura operative përgatitore për të ofruar një siguri të rendit publik për të gjithë pjesëmarrësit në këtë eveniment, si dhe për të mundësuar mbarëvajtjen e vrapimit dhe qarkullimin e trafikut, brenda dhe përreth qytetit të Mitrovicës.Meqë vrapimi do të zhvillohet në rrugën kryesore “Mbretëresha Teutë” dhe një pjesë e rrugës magjistrale të “Ulqinit”, këto rrugë do të jenë të bllokuara për qarkullim të trafikut rrugor, gjatë kohës së zhvillimit të vrapimit.Rrjedha e qarkullimit të trafikut rrugor do të kontrollohet dhe do të drejtohet me udhëzimet e dhëna nga zyrtarët e policisë, për të përshtatur një sistem funksional të qarkullimit. Me këtë rast drejtuesit e automjeteve do të marrin të gjitha instruksionet e duhura nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në terren. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje