Prishtinë, 24 korrik 2014
Me 23.7.2014 nga ora 10:00 deri në orën 14:00 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me inspektorët e Agjansionit kosovar për produktet medicinale ka realizuar një kontroll në një barnatore në Prishtinë, me ç’rast ka arrestuar një person me dyshimin se ka kryer vepër penale ‘tregti e ndaluar’.
Personi i arrestuar është:
• S. Ç. lindur më 1966 m/sh/k
Gjatë këtij operacioni të përbashkët janë gjetur dhe konfiskuar barna për të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara, barna pa banderola të lëshuara nga AKPM-ja.Barnat e dyshuara se janë kontrabanduar janë gjetur gjatë bastisjes në barnatore, një sasi e konsiderueshme janë gjendur në një aneksi të barnatores dhe pjesa tjetër në bagazhin e veturës së pronarit të barnatores që ishte e parkuar para barnatores.E gjithë sasia e këtyre barnave është evidentuar në procesverbalet fleta përmbledhëse e mallit të konfiskuar dhe janë konfiskuar nga inspektorët e AKPM-së. Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedura të tjera hetimore.