Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Zjarrvënie – Pejë

22.07.2014
Njësitet policore të stacionit policor të Pejës me datën 21.7.14 rreth orës 19:25, pas një informate të pranuar kanë reaguar në një rast zjarrvënie në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Pejë. Me të arritur në vendngjarje kanë vërejtur se zjarri kishte kapluar një shtëpi banimi në katin e parë. Aty janë njoftuar se brenda gjendet një person i hendikepuar, kështu që kanë marrë masat e menjëhershme për të shpëtuar jetën e këtij personi por pas sukses, sepse zjarri veç kishte përfshirë thuajse tërë katin e parë të kësaj shtëpie banimi. Menjëherë kanë arritur brigada e zjarrfikësve, që pas një kohe kanë shuar zjarrin dhe në ndërkohë është gjetur edhe trupi R. K. 1951 – K/Shqiptar, ku menjëherë mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.Rasti është nën hetim intensiv nga njësia e hetimeve rajonale në kuadër të DRP Pejë, në mënyrë që të zbulohen shkaqet e zjarrit. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje