Bazuar në specifikat e stinës së verës dhe rreziqet potenciale nga zjarret në këtë stinë, drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkolonel Gazmend Hoxha, ka pritur në një takim pune drejtues të drejtorive komunale të Ferizajt, përkatësisht, drejtorin e Drejtoris së Bujqësisë, z. Xhemajl Reçicën, prëfaqësuëesin e Drejtorisë Komunale të Emergjencave, z. Ismajl Mehmetin dhe komandantin e Brigadës së Zjarrëfikësve z. Halil Osmanin.Në këtë takim, në të cilin mori pjesë edhe zv. Komandanti i Stacionit Policor të Ferizajt, Kapiteni Xhavit Xhokli, u diskutua rreth bashkërendimit të aktiviteveve të përbashkëta të policisë dhe të institucioneve komunale lidhur me parandalimin e rrezikut potencial nga zjarret, me theks të veçant, djegia e hamulloreve si dhe rreziku nga zjarri që mund të shkaktohet nga pakujdesia qytetare nëpër vendpikniqe, sikur që është, “Parku i Lirisë”, i vlerësuar si “Mushkëritë e Qytetit”. Në këtë takim, u diskutua për zbatimin e planit operativ “Sezona Verore 2014” – Siguria nga Zjarret si dhe koordinimi i veprimeve të përbashkëta me planin operativ në shkallë komune . Drejtori Reçica, vuri në pahë, se Drejtoria e Bujqësisë me anë të fletëpalosjeve të ndryshme, janë duke u përpjekur që të vetëdijësojnë qytetarët për rrezikun nga zjarret. Në takim, gjithashtu, u shtrua nevoja e organizimit të ndonjë debati me mediat lidhur me këtë çështje. Në fund të takimit, nga të gjithë pjesëmarrësit apelohet tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të kontribuojnë në këtë drejtim –ndërrmarrja e masave parandaluese nga zjarret.