Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge

Pejë, 14.7.2014
Me datën 13.07.2014 rreth orës 23:40 njësitet patrulluese të stacionit policor në Istog ishin njoftuar se është një veturë e dalë jashtë rrugës, e braktisur, e cila kishte mbetur në anën e majtë të rrugës në magjistralen Pejë – Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Rakosh dhe në atë veturë brenda saj ka një sasi të dyshuar të narkotikëve. Njësiti i DHTN-Pejë së bashku me Krim-teknikën rajonale të Pejës i është përgjigjur rastit dhe është njoftuar prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda në Pejë.Në atë lokacion është hasur një veturë e prodhuesit Ford Fiesta ngjyrë e kaltër pa traga, ku brenda veturës vëreheshin disa paketime të mbështjella me ngjitës ngjyrë kafeje dhe të kuqe.Është bërë shikimi i vendit të ngjarjes nga Krim-teknika rajonale së bashku me njësitet policore të stacionit policor në Istog. Vlen të ceket se vetura, pasi që është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes është tërhequr me kamion auto bartës dhe është sjellë në DRP, Pejë për arsye të kushteve atmosferike dhe kushteve për ekzaminim.Në DRP Pejë është bërë ekzaminimi i veturës në hollësi nga krim-tekniku i hetimeve rajonale së bashku me hetuesit e DHTN-së Pejë, brenda veturës dhe në dyert e para të veturës, në bagazhin e veturës dhe në vendin e gomës rezervë që ishin të fshehura janë gjetur dhe janë konfiskuar dyzet e dy (42) paketime me substancë të dyshuar narkotike në formë bari ngjyrë e gjelbër si e llojit marihuanë. Në peshë totale pas matjes me peshore nga zyrtarët e PK-së rezulton me rreth 20236.7 gramë (20 kg e 236.7 gramë), për momentin nuk ka persona të dyshuar mirëpo hetimet vazhdojnë nga njësiti i DHTN-së Pejë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje