Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës parandalon një rast vrasjes dhe arreston tre persona të dyshuar për veprën penale ‘bashkim kriminal në vrasje’

Prishtinë, 12 korrik 2014
Me 11 . 7. 2014 rreth orës 23:30 në qytetin e Pejës, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor me ç’ rast ka arrestuar tre persona më dyshimin e bazuar së të njëjtit kanë kryer veprën penale “Bashkim Kriminal në Vrasje”.
Personat e arrestuar janë:

• B. G i lindur me 1975 mashkull shtetas Kosovar
• S. D i lindur me 1970 mashkull shtetas i Shqipërisë
• N . M i lindur me 1965 mashkull shtetas i Shqipërisë.
Deri të realizimi i këtij operacioni policor ka ardhur pasi që ditë më parë hetuesit policor kishin pranuar një informacion së disa persona të panjohur nga Shqipëria ishin paguar me të holla prej 40 000 ( dyzetmijë ) euro nga një kosovar i panjohur me qëllim qe shtetasit e Shqipërisë ta vrasin një person në Kosovë dhe për këtë kishin ndërmarr veprime përgatitore.
Në konsultim me prokuroret dhe gjyqtaret kompetent hetuesit policor nga drejtoria për hetimin e krimeve të rënda në kuadër të drejtorisë së përgjithshme të policisë Prishtinë dhe hetuesit nga DRP- Pejë kishin filluar hetimet intensive me qellim identifikimin dhe kapjen e këtyre personave të dyshuar dhe parandalimin e vrasjes që sipas informatës ishte planifikuar. Falë hetimeve shumë efikase të bazuar në veprimet operativo-hetimore dhe masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit është arritur qe për një kohe të shumë të shkurt të identifikohen tre të dyshuarit dhe të arrestohen nga policia e Kosovës. Bazuar në hetimet preliminare dyshohet se i dyshuari i parë nëpërmes të dyshuarit të tretë kishte paguar të dyshuarin e dytë për ta kryer vrasjen e një personi dhe për këtë kishin ndërmarr veprime përgatitore. Në momentin e arrestimit tek i dyshuari i parë është gjetur armë zjarri pistoletë e tipit TT dhe një karikator me 8 fishek. Ndaj të dyshuarve janë lëshuar vendime mbi ndalimin prej 48 orësh për të vazhduar me procedurat tjera hetimore .

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje