Prishtinë, 11 korrik 2014
Pas hetimeve rreth tremujore, Drejtoria për Hetimin Trafikimit me Narkotikë me 10.7.2014, rreth orës 19:30, ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar tre persona të dyshuar, me dyshimin e bazuar se të njëjtët kanë kryer veprën penale ‘kultivim të substancave narkotike’ dhe ka asgjësuar 1448 bimë kanabis sativa.
Personat e arrestuar janë:
• B. K i lindur me 1949 mashkull/ Shqiptar-Kosovar
• Q. K i lindur më 1993 mashkull/ Shqiptar-Kosovar
• K. K i lindur më 1992 mashkull/ Shqiptar-Kosovar
Hetuesit policorë përmes rrugëve operative kishin pranuar informacione se këto bimë kishin qenë të mbjella katër parcela në një fshat në rrethinë të Podujevës. Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar dy shtëpi por nuk është gjetur asgjë.Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës dhe të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.