Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestimi i tre personave të dyshuar për ‘vjedhje të rënda’

Klinë, 11.7.2014
Pranë stacionit policor në Klinë kohëve të fundit janë raportuar nga qytetarët disa raste të ‘vjedhjeve të rënda’ dhe të ‘asgjësimit dhe dëmtimit të pasurisë’. Cak i këtyre vjedhjeve kanë qenë objektet e antenave të IPKO-s dhe Vala-s.Hetuesit gjatë një pune intensive dhe të përkrahur edhe nga njësitë tjera të këtij stacioni kanë arritur që t’i ndriçojnë 8 raste të ‘vjedhjes së rëndë’ dhe ‘asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë’, duke arrestuar tre të dyshuarit e mundshëm:

• Ismet M. 1980 nga Prishtina,
• Alban Sh. 1986 nga fshati Trudë KK Podujevë,
• Besim N. 1982 nga Prishtina.
Hetuesit policorë si provë dhe dëshmi materiale lidhur me këto raste kanë konfiskuar nga të dyshuarit një automjet të tipit Golf II, 200 litra naftë, një akumulator, 7 bidonë 40 l., si dhe mjete tjera të përshtatshme për kryerjen e veprës penale. Të dyshuarit janë duke u intervistuar edhe për disa raste tjera të vjedhjeve që janë raportuar vitin 2013.Lidhur me këto është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar masën e ndalimit për 48 orë. Bashkangjitur kësaj shkrese do të gjeni edhe disa foto të dëshmive të konfiskuara.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje