Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës realizon disa bastisje në disa lokacione

Prishtinë, 10 korrik 2014
Sot me 10.07.2014, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bazë të Urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtine, ka bërë kontrollin e disa kompanive-lokaleve në disa komuna.
Ky operacion i kontrollit policor është realizuar në Prishtinë, Çagllavicë dhe ne fshatin Konjuh të komunës së Lipjanit, për shkak të dyshimit të bazuar se në këto lokacione janë duke u shtypur etiketa dhe duke u prodhuar produkte-çorapë me firmë “Nike” dhe “Adidas”.
Dyshohet se prodhimi i tyre është bërë pa autorizim të kompanive legale, pasi që këto produkte janë te mbrojtura.
Me këtë rast në lokacionin në Çagllavicë ku është edhe fabrika e prodhimit janë gjetur:

– 72 palë çorapë të markës “ADIDAS”;
– 1400 etiketa- me mbishkrimin “ADIDAS”
– 550 etiketa – me mbishkrimin “NIKE” dhe
– 750 etiketa me mbishkrimin “PUMA”, dhe të njëjtat janë sekuestruar nga Inspektori Tregut të MTI-së.
Lidhur me këtë rast në cilësi të personit të dyshuar është intervistuar personi B.L (1985) Shqiptar/Kosovar, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Vlen të potencohet se në këtë operacion policor kanë marr pjesë edhe tre (3) zyrtar të teknikës kriminalistike, dy (2) inspektorë të tregut-MTI, dy (2) zyrtar doganor dhe njësite tjera policore nga stacione të ndryshme, të cilat kanë asistuar në realizimin me sukses të këtij operacioni të gjerë policor.Bashkangjitur keni disa foto të dëshmive të konfiskuara. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje