Klinë, 10.7.2014
Njësiti i Komunikacionit Rajonal pranë Drejtorisë Rajonale në Pejë, me datën 10.7.2014 është përgjigjur në një rast aksidenti në komunikacionin rrugor, i cili ka ndodhur rreth orës 06:00 në rrugën Klinë-Pejë, në afërsi të varrezave të fshatit Budusallc, me ç’rast ngasësi i mjetit “VW Golf” shtetas i Kosovës, Agron B. (1966) nga fshati Volljakë komuna e Klinës, nga plagët e marra në këtë aksident humb jetën në vend, sipas konstatimit të mjekëve kujdestar të qendrës mjekësore në Klinë, të cilët ishin prezentë në vendin e ngjarjes. Në këtë aksident trafiku me fatalitet ishte e përfshirë vetura e markës “VW Golf” me targa të regjistrimit vendor, të cilin e drejtonte i dyshimti – viktimë.Deri tek aksidenti ka ardhur përderisa i cekuri ishte duke drejtuar automjetin dhe me të arritur në vendin e cekur, nuk u është përshtatur kushteve të rrugës, për një moment humb kontrollin mbi automjetin e tij, me ç’rast nga ana e djathtë kalon në të majtë dhe persëri kalon në të djathtë, del jashtë rrugës në anën e djathtë dhe rrokulliset, ku me këtë rast për shkak të lëndimeve të marra e humb jetën në vendin e aksidentit. Në vendin e ngjarjes ka marrë pjesë edhe prokurori i shtetit ku së bashku me hetuesit e njësitit të komunikacionit rajonal kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes.Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit të shtetit, u është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit pa u dërguar për autopsi në qendrën e mjekësisë ligjore.Rasti hetohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRRT DRP Pejë.