Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Implemtimi i planit operativ, kontrolli i personave dhe lokaleve

Istog, 10.7.2014
Me datën 9.7.2014 rreth orës 12:00 Policia e Kosovës pranë stacionit policor në Pejë, ka ndërmarrë një operacion kontrolli, duke implementuar planin operativ të koduar, me ç’rast është bërë bastisja dhe kontrollimi i të gjithë personave dhe objekteve përcjellëse në 5 (pesë) lokale hoteliere me ç’rast janë bastisur rreth 90 persona dhe asgjë nuk është gjetur tek ta e kundërligjshme.Paraprakisht policia ka siguruar lejet e veçanta për bastisje nga prokurori i shtetit dhe gjykata kompetente. Gjatë implementimit të këtij plani operativ policia është përkujdesur që të gjitha masat e ndërmarra të janë të bazuar në ligje dhe akte tjera normative duke respektuar të drejtat dhe liritë e çdo qytetari. Ky operacion ka zgjatur deri në orën 14:30.Vizioni i policisë është i qartë, të ofrojë një shërbim policor kompetent në të gjitha aspektet e prioriteteve strategjike të tij të besuar nga të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, bazuar në ligjet e aplikueshme në këtë vend, për të bërë që qytetarët e regjionit të Pejës e më gjerë të ndihen sa më të sigurt. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje