Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident trafiku me fatalitet, e përfshirë një veturë dhe një moto kultivator

Pejë, 9.7.2014

Njësiti i Komunikacionit Rajonal pranë Drejtorisë Rajonale në Pejë, me datën 8.7.2014 është përgjigjur në një rast aksidenti në komunikacionin rrugor, i cili ka ndodhur rreth orës 19:27 në rrugën lokale të fshatit Vitomiricë komuna e Pejës, me ç’rast ngasësi i mjetit moto kultivator shtetas i Kosovës, Nezir D. (1966) nga fshati Vitomiricë – Pejë, nga plagët e marra në këtë aksident, arrin pa shenja jete në spitalin rajonal Pejë, sipas konstatimit të mjekëve kujdestarë në emergjencën e këtij spitali.
Në këtë aksident trafiku me fatalitet ishin të përfshirë vetura e markës “VW Passat” me ngjyrë të zezë me targa të regjistrimit vendor, të cilin e drejtonte i dyshimti shtetasi boshnjak Kosovar H. H. (1962), si dhe moto kultivatori i drejtuar nga viktima.Deri tek aksidenti ka ardhur përderisa automjeti ishte duke qarkulluar rrugës kryesore, por duke mos e mbajtur sa duhet krahun e djathtë, papritmas nga rruga anësore që ishte në anën e majtë të automjetit del në rrugë, ku me këtë rast automjeti me pjesën e parë ballore e godet moto kultivatorin dhe nga kjo goditje e hedh drejtuesin (viktimën) në tokë. Viktima pëson lëndime të rënda trupore dhe për shkak të lëndimeve të rënda në spitalin rajonal në Pejë arrin pa shenja jete, konstatim i dhënë nga mjekët kujdestarë.Në vendin e ngjarjes ka marrë pjesë edhe prokurori i shtetit, ku së bashku me hetuesit e njësitit të komunikacionit rajonal kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes.Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit të shtetit, u është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit. Ndërsa i dyshimti me urdhër të prokurorit të shtetit ndalohet në mbajtje.Rasti hetohet nga njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRRT Pejë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje