Prishtinë, 8 korrik 2014
Me 8.7.2014, nga Njësia e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare dhe me asistimin e njësive tjera policore të stacionit policor ‘Veriu’ në Prishtinë, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar një person me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘kontrabandim me migrantë’.
Personi i arrestuar është:
• I. V. i lindur me 1963 m/sh/k
Operacioni policor ka filluar me bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, pronar i një agjensioni turistik në rajonin e Prishtinës. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: një armë automatike, tri revole të tipit Zastava, TT, 95 fishekë të kalibrave të ndryshëm, disa kopje të pasaportave të Kosovës, disa kopje të dokumenteve greke, ekstrakte të lindjes, një pasaportë e Kosovës dhe disa foto të vogla për dokumente, kurse në zyrën e agjensionit janë sekuestruar katër pasaporta të Kosovës, një shtëpizë kompjuteri, një USB, tri kopje të pasaportave dhe fotot e vogla për dokumente, si dhe një fletore me shënime të ndryshme.Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer në konsultim me prokurorin përkatës dhe i dyshuari është shoqëruar në lokale të policisë për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.