Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tetë persona të dyshuar për ‘trafikim me substanca narkotike’

Prishtinë, 7 korrik 2014
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë pas hetimeve të zhvilluar në një periudhë kohore rreth një vjeçare, me 5.7.2014 në aksin rrugor Shtime-Ferizaj ka zhvilluar operacionin policor të koduar “Luboteni” me ç’rast ka arrestuar tetë persona, me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Personat e arrestuar janë:

• A. S. i lindur me 1972 m/sh/k
• N. B. i lindur me 1969 m/sh/k
• M. Th. i lindur me 1980 m/sh/k
• Sh. D. i lindur me 1977 m/sh/sh
• S. H. i lindur me 1990 m/sh/sh
• F. H. i lindur me 1983 m/sh/sh
• M. N. e lindur me 1969 f/sh/sh
• Z. Gj. e lindur me 1991 f/sh/sh
Operacioni policor ka filluar gjersa hetuesit policorë ka ndaluar tri vetura dhe gjatë kontrollit në njërën prej veturave në bagazh në një valixhe janë gjetur tetë paketime me marihuanë të mbështjella me foli me peshë të përgjithshme 8 kg 508 g marihuanë. Në vazhdim të operacionit është kontrolluar një banesë në Ferizaj në të cilën banonin dy të dyshuar, ku është gjetur një sasi e marihuanës, afërsisht 3 gramë, disa pajisje për mbështjellje të marihuanës, një pistoletë Crvena Zastava 7.65 me numër serik C-88476 me 6 fishekë në karikatorë, një fishek i kalibrit 9 mm. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:
• 8 kg e 511 g marihuanë
• Pistoletë Crvena Zastava 7.65
Tri vetura:
• Mercedes ngjyrë hiri
• Mercedes hiri metalike
• Reno Laguna
Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer me autorizim të prokurorit përkatës dhe ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje