Malishevë, 03 korrik
Rreth orës 01:15 min, policia në Malishevë ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se në rrugën “Imer Krasniqi” kishte ndodhur një grabitje në pompën e karburanteve “Al Petrol”. Sipas dëshmitarëve thuhet se tre meshkuj të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në objektin e karburanteve dhe nga punëtorët kanë grabitur një shumë parsh. Më pas të dyshuarit kanë ikur nëpër pyllin e afërt. Njësitet policore menjëherë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë marrë edhe video incizimet nga kamerat e sigurisë të cilat mund të ndihmojnë në zbulimin e autorëve.