Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy të dyshuar për katër raste te veprave penale të , Grabitjeve’

Mitrovicë, 01 korrik, 2014
Në vazhdën e hetimeve të veprave penale të Grabitjes, hetuesit policor ne kuadër të stacionit jugu Mitrovicë , si rezultat i përpunimit të informatave dhe zhvillimit të hetimeve intensive për identifikim të personave të dyshuar të përfshirë në rastet të grabitjeve, sot me sukses kanë realizuar identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, njeri i moshës 25, vjeç, dhe tjetri i moshës se mitur, te dytë te gjinisë mashkullore banor te Mitrovicës ,shtetas te RKS-së.Të arrestuarit dyshohen që në bashkëveprim të kenë kryer veprat penale te Grabitjeve, ne katër raste te raportuara ne lokacione te ndryshme brenda zonës urbane të qytetit të Mitrovicës, raste këto të regjistruara si grabitje brenda dy muajve te fundit, ku viktimat kryesisht ishin te gjinisë femërore .Në të katër rastet cak i grabitjeve ishin, marrja e zinxhirëve te arit nga fyti i viktimave, Hetuesit policor bazuar ne autorizimet e ligjshme ne procesin hetimor gjate procedurave te intervistuese te personave te dyshuar mbi dyshimet e arsyeshme për veprat e mundshme te kryera , te dyshuarit ne mënyrë deklarative pranojnë se ne bashkëkryerje kishin kryer veprat penale te Grabitjeve. Pas procedurave administrative intervistuese me vendim të prokurorit publik të dyshuarit të moshës 25 vjeç, iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë, është liruar për procedim të rregullt të rastit.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje