Prishtinë, 26 qershor 2014
Me 26.06.2014 në orën 06:15 në rrugën magjistrale Drenas–Komoran në fshatin Zabel i Ultë, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar një operacion policor me ç’rast ka arrestuar tre persona të dyshuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale ‘blerja, posedimi, shitja e paautorizuar e substancave narkotike’ dhe ‘mbajtja në kontroll dhe shfrytëzim të paautorizuar të armëve dhe municioneve’.
Personat e arrestuar janë:
1.Z. K. i lindur me 1961 m/sh/kosovar
2.A. Gj. i lindur me 1972 m/sh/kosovar
3.B. Gj. i lindur me 1987 m/sh/kosovar
Operacioni policor ka filluar derisa zyrtarët policorë në fshatin Zabel i Ultë kanë ndaluar veturën Jeep Grand Cheroke ngjyrë e hirit, të cilën e ngiste e dyshuara Z. K. dhe pas kërkesës së zyrtarëve policorë që të hapte bagazhit e veturës për kontroll i dyshuari ka tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes por falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policorë ai është kapur dhe është vënë nën kontroll dhe në prezencë të tij gjatë kontrollit të veturës në bagazh janë gjetur 10 paketime të mbushura me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, të cilat ishin të vendosura në një çantë ngjyrë të zezë e që pas matjes rezulton të jenë me peshë prej 10, 714 gramë (dhjetë kilogramë e shtatëqind e katërmbëdhjetë ).
Pas konsultimit të prokurorit përkatës dhe urdhëresës së gjyqtarit të procedurës paraprake në orën 07:30 në fshatin Çikatovë e re ka vazhduar operacioni me kontrollimin e shtëpisë, pronë e të dyshuarit të dytë A. Gj. si i dyshuar i përfshirë në këtë rast ku gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur një armë pa leje e llojit revole ngjyrë e zezë e modelit Armenius dhe 40 fishekë të kalibrit 38 mm dhe në objektet përcjellëse është konfiskuar edhe një armë gjuetie e llojit Altay Magnum, 19 fishekë të kalibrit 12 mm me leje përkatëse për mbajtje në emër të prindit të të dyshuarit por me afat të skaduar të cilat janë konfiskuar nga njësitet e Krim-teknikës në cilësi të provave materiale.
Operacioni policor ka vazhduar në lokacionin e tretë në fshatin Baicë, komuna e Drenasit, dhe në shtëpinë e të dyshuarit të tretë B. Gj. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 20 paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë të cilat ishin të vendosura në një çantë ngjyrë të zezë e që pas matjes ka rezultuar të jenë me peshë prej 21,147 gramë (njëzet e një kilogramë e njëqind e dyzet e shtatë).
Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.