Organizuar nga OSBE, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës nga DRP Ferizaj, sot është mbajtur një tryezë e rrumbullakët në të cilën është diskutuar lidhur me veprat penale të krimeve të urrejtjes. Në qendër të këtij takimi, në të cilin merrnin pjesë: përfaqësues të OSBE-së, drejtori i Policisë Rajonale të Ferizajt me komandantët e stacioneve policore të këtij rajoni si dhe shefat e sektoreve të hetimeve dhe operativës , ishte çështja e qasjes së policisë ndaj rasteve të kësaj natyre. Në diskutim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e OSBE-së dhe eprorët e policisë lidhur me këtë temë si dhe në fund janë dhënë rekomandimet e nevojshme. Ishte konstatim i përgjithshëm se, takimet kësodore, janë të nevojshme, ndërsa u tha se do të organizohen edhe në të ardhmen.