Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident trafiku me fatalitet

22.6.2014, Prelez i Jerlive, Ferizaj

Në një aksident trafiku, të ndodhur rreth orës 21:30, ka humbur jetën një person, kurse janë lënduar njëmbëdhjetë të tjerë.Ngjarja ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë në afërsi të fshatit Prelez i Jerlive, ku sipas raporteve të para, ngasësi O. T. pjesëtar i KFOR-it, duke mos e përshtatur vozitjen me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi timonin e automjetit ushtarak dhe kalon në shiritin e kundërt, ku me këtë rast godet tri automjete të cilat ishin duke qarkulluar nga drejtimi i kundërt.Në këtë aksident ka humbur jetën F. SH. 25 vjeçare (F/SH/K) ndërsa tre pasagjerët tjerë kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor të mëtejmë.Gjithashtu janë lënduar edhe tetë pjesëtarë të KFOR-it, të cilët me helikopter janë dërguar në kampin “Bondsteel”. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.Me rastin janë duke u marrë hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje