Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar dhe konfiskohet substancë narkotik

 Prishtinë, 18 qershor 2014 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia në Mitrovicën e Veriut, pas informacioneve të pranuara përmes rrugëve operative hetimore, me 17/06/2014 rreth orës 11:00, ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar një person me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘posedim i substancave narkotike’. Operacioni policor ka filluar me kontrollimin e një shtëpie dhe objekteve përcjellëse në Leposaviç, me ç’rast është arrestuar personi i dyshuar pasi që në shtëpinë e tij janë gjetur tri paketime të mbështjella të substancës narkotike e dyshuar të jetë e llojit marihuanë që peshon 2 kg e 697 gramë, e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale. Ky operacion policor është realizuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe ndaj personit të dyshuar L. D. i lindur me 1993 m/k/s, është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 ore për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje