Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Grabitje me armë zjarri

16.06.2014 ,,Bubeari Petroll” Kaçanik-Dje në orët e pasditës, policë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, kanë arrestuar: Besnik P. (18 vjeç) dhe Premtim P. (19 vjeç), të dyshuar se kanë kryer një grabitje me armë zjarri në pikën e karburanteve “Bubeari Petrol” në afërsi të Kaçanikut.Të dyshuarit, pesë ditë më parë, me maska në kokë dhe nën kërcënimin e armës, kanë grabitur nga punëtori i kësaj pike karburantësh, 2400 Euro, duke u larguar pastaj në drejtim të panjohur nga vendi i ngjarjes.Të dyshuarit, në tërësi kanë pranuar veprën e kryer, ndërsa policia e ka gjetur dhe e ka konfiskuar armën me të cilën është kryer grabitja. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, të dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje