Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për veprën penale ‘marrje e ryshfetit’

 Prishtinë 17, qershor 2014 Me 16.6.2014 në orën 14:10, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njësia në Ferizaj, pas një pune hetimore ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin N. V. mashkull shqiptar kosovar, me pozitë anesteziolog në spitalin rajonal të Ferizajt, nën dyshim se ka kryer veprat penale ‘marrje e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar’. Bazuar në hetimet preliminare policore personi i dyshuar tashmë i arrestuar, duke keqpërdorur pozitën e tij ka kërkuar dhe ka pranuar nga një qytetar 100 € ryshfet, me qëllim që t’i mundësojë operimin e djalit të tij 9 muajsh, punë të cilën ishte i thirrur ta kryente në kuadër të punës së tij. Pas arrestimit dhe gjatë bastisjes tek i dyshuari gjatë kontrollimit janë gjetur dy kartëmonedha 2×50=100 euro, të cilat janë konfiskuar në cilësi të provës materiale. Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer në konsultim me prokurorin përkatës dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje