Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

PK ofron 10,000 euro shpërblim për atë që ofron informacione për zbardhjen e rastit të Vrasjes në Rahovec

Prishtinë 15 qershor 2014Sot ( 15.06.2014 ) rreth orës 00:45 min. në qytetin e Rahovecit ka ndodhur një rast vrasje e rendë, viktimë ne këtij krimi është Elvis Pista nga Rahaveci.Vrasja ka ndodhur në rrugën e UÇK-se saktësisht te parkingu i restorant Jaha Petrol derisa viktima me disa të njohur ishte duke dalë nga objekti i këtij restoranti. Bazuar ne hetimet preliminare ndaj viktimës është qëlluar nga mbrapa me armë zjarri në një distancë rreth pesë metra largësi.Sipas gëzhojave të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes besohet se arma është e kalibrit të vogël dhe mund të ketë pasur “shurdhues” të zhurmës. Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri sado të vogël rreth rastit ta ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit të vrasjes.Policia e Kosovës ofron një shpërblim prej 10.000 euro(dhjetëmijë euro) për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të cilat shpien ne zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund ato t’i dërgojnë në këto numra telefoni dhe e-mail adrese: Tel:- 080019999 -038550999 -192e-mail: [email protected] Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët. Qytetarët mund të ruajnë të drejtën e anonimitetit të informacionit në këta numra telefoni dhe në këtë e-mail adresë, përveçse nëse ata vetë vullnetarisht deklarohen se duan të prezantohen. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje